“Kush merret me Bashën, mbështet vjedhjen e Ramës” , Boçi: Ballës nuk ja bën zemra të urojë

schedule14:00 - 29 Prill, 2021

schedule 14:00 - 29 Prill, 2021

Luçiano Boçi është kandidati më i votuar për deputet nga radhët e partisë Demokratike, përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit duke bërë që përmes votave preferenciale të fitojë mandatin e tij si deputet.

Boçi i është përgjigjur pyetjes së gazetares Juli Xhokaxhi nëse ka marrë një mesazh urimi nga kundërshtari i tij politik Taulant Balla që gjithashtu ka arritur numrin më të madh të votave mes kolegëve, është shprehur se nuk e pret një gjë të tillë.

Boçi ndër të tjera ka theksuar se për të bërë një gjest të tillë nuk ja bën zemra.

LEXO EDHE Thyen herësin, Boçi në ABC: Ishte sfidë me veten, Balla bleu vota në fshatra

Nuk ja bën zemra dhe nuk mund të ngrihet në nivelin e një politikani të tillë, nuk është zhgënjyese por është kuptimplotë një gjë e tillë, po përdor potencialin e tij politik për të sharë dhe për të krijuar artifice. Është mënyra e tij se si e ka krijuar politikën. Do të dukej si jo shumë tokësore se moderne term tjetër. Të ftosh kundërshtarin politik është diversion, Rama  ka luajtur me të gjithë atë që ai parashikon se dihet se kundërshtari nuk do të jetë pjesë e tij. Kalbësira që Rama përfaqëso nuk mund të vijojë  gjatë”, ka thënë Boçi.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe çështjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, ku një pjesë e demokratëve kërkojnë dorëheqjen e Bashës.

Boçi ka theksuar nga studio e ABC se ato që kërkojnë dorëheqjen e kreut të PD kërkon që të bëhet palë dhe të ligjërojë vjedhjen e Ramës.

 “Procesi është i rrëzuar unë nuk mund ta pranoj procesin, ku vota është blerë, ku vota është dhunuar, ne kemi bërë denoncimi për patronazhistët, për heqjen nga puna të mësuesve, për të dhënat personale të prindërve të nxënësve që janë përdorur për votën e socialistëve. Në gjithashtu do të përdorim instrumentet politike në të gjithë betejën. Brenda selisë nuk ka asnjë situatë, Ipsen Elezi ka protestuar gjithmonë, dhe çështja e Bashës e kush merret me Bashën kërkon të ligjërojë vjedhjen e Ramës. Akoma nuk ka një vendim për të qenë apo jo pjesë e parlamentit, pasi duhet që të bëhet procesi i vlefshëm, vetëm atëherë mund të jepet përgjigja nëse është apo jo opozita në Kuvend. Ne do të luftojmë që të pranohet parregullsitë që kemi konstatuar. Dëshira ime është që brenda një viti të ketë zgjedhje, dhe duke qenë në politikë dua që forca ime  të drejtorë vendin.  Jemi në betejë me Ramën dhe pas kësaj do të shikojmë dhe organizime tona të brendshme” , është shprehur ndër të tjera ai. e.su./abcnews.al