“Kush luan tek United nuk ikën te City”, Solskjer “godet” Cristiano Ronaldon

schedule13:00 - 27 Gusht, 2021

schedule 13:00 - 27 Gusht, 2021

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur me Juventusin dhe menaxheri i tij, Jorge Mendes, po punon për të nënshkruar me Manchester City me shumë mundësi.

Komentet për këtë lëvizje kanë qenë të shumta, pasi sulmuesi portugez ka luajtur më parë me Manchester United dhe është bërë një legjendë e atij klubi.

Kundër kalimit te Mancxhester City shprehet edhe trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili ka folur në konferencën për shtypin në prag të ndeshjes kundër Wolverhampton.

“Ne jemi profesionistë, por nëse keni luajtur me Manchester United nuk mund të shkosh te Manchester City”, është shprehur mes të tjerash trajneri norvegjez i “Djajve të kuq”. / abcnews.al