Kush janë vëllezërit shqiptarë, zbarkonin mall në Gjermani

schedule12:30 - 7 Maj, 2019

schedule 12:30 - 7 Maj, 2019

Policia gjermane vijon me sekuestrime rekord marijuane. Mëngjesin e të martës u sekuestruan 220 kilogram marijuanë me një vlerë prej 2.2 milion euro. Ndërsa të hënën u vendos dhe data e gjyqit për tre shtetas shqiptarë që trafikonin sasi të mëdha marijuanës nga Spanja në Gjermani.

Në Dresden, policia gjermane ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të marijuanës. Gjatë operacionit, ku gjashtë anëtarë të bandës të moshës nga 22 në 45-vjeç, me kombësi të ndryshme u arrestuan, u sekuestrua dhe 220 kilogram marijuanë me një vlerë shitje prej rreth 2.2 milion euro. Gjithashtu sekuestruan 35 mijë euro cash dhe një automjet. Të arrestuarit akuzohen se kanë trafikuar sasi të konsiderueshme marijuane nga Spanja në Gjermani, ku e kanë shitur në qytete të ndryshme. Droga transportohej me një kamion me material ndërtimi.

Ndërkohë të hënën gjykata gjermane vendosi muajin Qershor si datën e radhës për procesin gjyqësor ndaj dy vëllezërve shqiptarë dhe një shtetasi të tretë shqiptar të cilët akuzohen se kanë kontrabanduar rreth 450 kilogramë marijuanë nga Spanja në Gjermani. Në rastin në fjalë, sasia e drogës u kontrabandua në Gjermani në një kamion çisternë, i cili ndoshta ishte përgatitur posaçërisht për këtë qëllim.

Të akuzuarit janë Florind T, 33-vjeç, vëllai i tij Lisander T, 24-vjeç dhe një shtetas tjetër shqiptar Erblin F, 38 vjeç. Ata shisnin drogën në një fast food- të menaxhuar prej tyre pranë Spitalit Universitar të Dresdenit. Gjatë arrestimit tyre iu sekuestruan një armë kallashnikov dhe dy pistoleta./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!