Kush janë ministrat e rinj në qeverinë “Rama”

schedule17:12 - 28 Dhjetor, 2018

schedule 17:12 - 28 Dhjetor, 2018

7 ministra të rinj kanë marrë poste drejtuese në qeveri. Disa prej tyre kanë qenë zv/ministra në të njejtët dikastere, kurse të tjerë vijnë nga eksperienca në administratë.

E dinin apo e dëgjuan aty për aty që nuk do të jenë më pjesë e bashkëqeverisjes, në një farë mënyre e treguan edhe përjetimet e tyre. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla u përlot teksa dëgjonte falenderimet e kryeministrit për punën e bërë. Megjithatë stafetën duhet tia dorëzonte zëvendësministres së Arsimit, Besa Shahini.

Zyrtarja nga Kosova është njëherazi edhe analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore ka punuar deri në verë të vitit 2015 si analiste në Inciativën Europiane për Stabilitet (ESI), organizatë kjo me bazë në Berlin. Gjithçka mundi të thotë ministrja Nikolla për gazetarët ishte vetëm një urim.

“Ditë më të mira do të vijnë“, tha ajo.

Të njëjtën përgjigje dha edhe një tjetër ministër në largim.

“Gëzuar”, tha Bushati.

Detyrën e Ministrit për evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, do ta marrë zëvendësi i tij, një tjetër zyrtar nga Kosova, Gent Cakaj ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit për politikën e jashtme. Shifrat në rritje të ekonomisë nuk e mbajtën dot në detyrë ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Vendin e tij do ta zërë Anila Denaj e cila drejton Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në të njëjtën mënyrë si ministri Ahmetaj u largua edhe ministri Gjiknuri. Bëri atë që askush tjetër nuk do ta bënte krye të këasj ministrie për reformën e energjisë elektrike tha Edi Rama, por sot ai ka një emër që e zëvendëson. Belinda Balluku një tjetër bashkëpunëtore e vjetër e kryeministrit Edi Rama që nga koha e drejtimit të Bshkisë së Tiranës. Nga viti 2015 e deri më tani, Belinda Balluku ka mbajtur postin e drejtoreshës së “Albcontrol sh.a’.

Lë detyrën edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe në vend të saj vendoset Elva Margariti, e cila aktualisht është këshilltare në kryeministri dhe koordinatore e projektit të “100 Fshatrave”. Vendin e Ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi, do ta zërë Bledi Çuçi, i cili ka mbajtur funksione të rëndësishme në Partinë Socialise, së fundi ishte ekspert i kësaj partie në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Edhe pse nuk i kishte mbushur 5 vjet në detyrën e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato do të kalojë në një detyrë tjetër të rëndësishme. Në detyrën e ministrit u vendos Eduard Shalsi, i cili ka punuar ngushtë me kryeministrin Edi Rama veçanërisht në kohën kur ishte shef kabineti e më pas nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Rikthimi i ministrisë për Marrëdhëniet me Parlamentin do të sjellë edhe një emër të ri në qeveri. Elisa Spiropali! Pasi e kreu me sukses detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave nga viti 2013 deri në vitin 2015, Spiropali është përzgjedhur nga kryeministri si kandidatja e duhur për këtë ministri që rregullon marrëdhëniet me parlamentin.

Më i emocionuari në këtë grup zëvendësimesh duket Erjon Braçe. Pasi kryeministri vendos largimin e znj. Senida Mesi, një ndër anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Ejon Braçe i ka idetë e qarta për punën që do të bëjë.

“S’ka lidhje me lumturinë kjo gjë. Ajo duartrokitje në sallë ishte shumë më tepër se çdo gjë tjetër”, tha ai.

Që kanineti i riformatuar i Këshillit të Ministrave të nisë punë, pritet dekretimi i emërimeve nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta./abcnews.al