Kush është më i mirë? Ledri Vula përballë Getoarit, Majkut, Noizy dhe reperëve më IN

schedule23:45 - 10 Korrik, 2021

schedule 23:45 - 10 Korrik, 2021

Ledri Vula ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soirée me Jonida Shehun në ABC në një rrëfim të plotë mbi karrierën e tij, por edhe për të prekur detaje mbi jetën personale.

Në një sfidë bashkë me mikun e tij Ermal Fejzullahu ata ishin përballe një zgjedhje: Kush është më i mirë; Ledri Vula vs reperët më IN të momentit.

Nga pozita e vështirë, Ledri refuzoi të përgjigjej, por Ermal Fejzullahu u tregua i gatshëm dhe u përgjigj pa u menduar dy herë.

Jonida Shehu: Ledri apo Noizy?
Ermal Fejzullahu: Ledri
Jonida Shehu: Ledri apo Getoar Selimi?
Ermal Fejzullahu: Tashmë ka evoluar koha shumë dhe Getoar është një prej njerëzve që unë kam patur kënaqësinë të bashkëpunoj me të. Është reperi i parë dhe për atë kohë ka qenë i pathyeshëm. Mirëpo duke ecur koha, prap dihet kush qëndron në treg më mirë. Të gjithë këta emra që po përmend janë super artista. Nëse po flasim për shije personale, ti e di tashmë.
Jonida Shehu: Ledri apo Majk?
Ermal Fejzullahu: Si reper Ledri duket më i mirë, kurse si vocalist më duket më i mirë Majku.

/Abcnews.al