“Kush e vërteton që paratë sjellin trofe? Ja ku duhet të fokusohet Tottenhami”

schedule18:45 - 20 Shtator, 2019

schedule 18:45 - 20 Shtator, 2019

Rritja e Tottenham në vitet e fundit është e dukshme dhe e vetmja gjë që po mungon është fitimi i ndonjë trofeu. Djemtë e Mauricio Pochettino ishin pranë fitimit të Premier League në vitin 2016, ndërsa në qershor dështuan në finalen kundër Liverpool për të dërguar Champions League për herë të parë në Londrën veriore.

Klubi ka investuar në stadiumin e ri, ndërsa në sezonin e fundit nuk kreu asnjë lëvizje në merkato. Daniel Levy mban rolin rolin e presidentit të klubit prej vitit 2001 dhe në një prononcim për “Financial Times”, zbulon filozofinë e tij dhe politikat e ndjekura nga klubi ishullor.

Mund të kishim shpenzuar lehtësisht shumë para për blerjen e lojtarëve, por kush e di nëse diçka e tillë do të na siguronte më shumë apo më pak sukses. Një ekip duhet ndërtuar që nga poshtë lart. Nuk ka një zgjidhje të shpejtë për t’u bërë një klub i nivelit ndërkombëtar. I kuptoj tifozët, jam edhe vetë i tillë, të gjithë duam të fitojmë trofe. Gjithsesi, duhet të sigurohemi që të ndërtojmë një strukturë të fortë me kalimin e kohës”, përfundon kreu i “Spurs”. /abcnews.al