Kush e mban “kalanë” e PD-së? Rama flet si analist: Mua më intereson sherri

schedule22:10 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 22:10 - 17 Dhjetor, 2021

Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar te “Zonë e Lirë” nga kostumi i analistit dhe jo kryeministrit komentoi situatën brenda PD-së duke deklaruar se as Sali Berisha dhe as Lulzim Basha nuk kanë legjitimitet moral.

Pyetja është a mban kalaja, dhe jo kush e mban kalanë, por a do të mbajë kalaja? A do të ketë kala për të mbajtur? Sot është por ndërkohë që kjo që ndodh rrënon kalanë. Kështu që a do të mbajë kalanë apo gërmadhat e kalasë. Kalanë nuk do ta mbajë asnjëri, por sherri dhe një proces që do të shkojë në degradim të vazhdueshëm.

Zyrtarisht nuk ka më rëndësi kush do të jetë kryetar i PD-së, pasi nuk ka legjitimitet nga asnjë palë, është cenuar, sepse e kanë braktisur atë që është bazamenti i lidershipit, qëllimi i përbashkët dhe janë futur në rrugën e marrëzisë duke ndjekur njëri tjetrin.

Lexo edhe: Situata në PD, Rama: Telenovelë e turpshme, valle mes të marrësh në buzën e humnerës

Hije që kacafyten në emër të së shkuarës. Asnjëri dhe as tjetri nuk kanë lidhje me të ardhmen. Unë nuk jam me asnjërin dhe as tjetrin. Nuk ka më kala aty, edhe njëri edhe tjetri është qesharak” tha ai.

Por nëse do të ketë tensione dhe përplasje brenda selisë a do ta dërgonte Edi Rama policinë nëse do t’i kërkonte ndihmë Lulzim Basha? “Territoret e partive nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme. Janë pronësi morale e vetë partive politike. Që unë si analist them që Edi Rama nuk ka punë të përzihet me atë punë”.

Edhe nëse Basha të kërkon ndihmën e forcave të rendit? “Kjo ka të bëjë me marrëdhëniet e partisë politike me shtetin dhe forcat e rendit. Kjo është vendimmarrje e forcave të rendit. Në këtë pikë dhe punë Edi Rama dhe qeveria nuk kanë punë të përzihen. Kontestimi është brenda territorit nga dy palë që asnjëra dhe as tjetra nuk kanë legjitimitet. Të tjerët janë pengje të njërit dhe tjetrit” tha Rama.

Por çfarë i interes Edi Ramës, Lulzim Basha në krye të opozitës apo rikthimi i Berishës? “Unë mendoj që në mënyrë cinike, Edi Ramës i intereson sherri. Por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, që të ketë të bëjë me një opozitë që mund të flitet, por këto janë të pamundura. Por Edi Rama nuk është me asnjërin” tha ai duke folur si analist i situatës brenda PD-së./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!