Ethet e finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës kanë përfshirë opinionin sportiv, ku për herë të parë në histori përballet kampionia në fuqi e Europës me kampionen e Copa America.
Të ftuarit në emisionin “Futboll jo soccer” në ABC News kanë zbërthyer sfidën, duke e cilësuar atë si një “ndeshje shahu” ku detajet taktike do të vendosin gjithçka.
Ndërsa analistët shohin Spanjën si një pretendente plotësisht të merituar për trofeun, vëmendja e specialistëve mbetet te krahasimet e yjeve në fushë dhe rëndësia e lojës në grup përballë gjenialitetit të Lionel Mesit. Të dyja skuadrat pritet të zbresin në fushë me formacionet e tyre më të mira, duke mos bërë ndryshime nga ndeshjet gjysmëfinale, për të vulosur fatin e trofeut më të rëndësishëm në glob.
Fatmir Mneri: Përgjatë një muaji kemi sakrifikuar jo pak për të ardhur te kjo ditë.
Artur Çobani: Shikoj një Spanjë plotësisht të merituar në finale dhe që jam shumë i sigurt që do ta fitojë këtë finale, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë. Dyshimet e mia. Mesi është Mesi, nuk mohohet, por nuk do të thotë që Argjentina duhet të fitojë, sepse nuk e meriton.
Ermal Tahiri: Mua nuk më pëlqen fare ky krahasimi Yamal-Mesi, sepse Spanja ka lojtarë shumë herë më të mirë brenda, që e kanë udhëhequr këtë Botëror, për ta çuar në finale. Yamal ka kohë të rritet, duhet të mësojë nga ky i madhi që të mësojë se si procedohet dhe luhet brenda fushës. Është një ndryshim të madh.
Nertan Prifti: Nuk ka asnjë ndryshim sa i përket formacionit të Spanjës, është i njëjtë me atë të gjysmëfinales. Edhe formacioni i Argjentinës është i njëjtë me atë të gjysmëfinales me një ndryshim të vetëm.
Fatmir Mneri: Është ndeshja e fundit, kështu që bëhen të gjitha llogaritë. Ajo që pres si një finale, është një ndeshje shahu.



