Kush do ta menaxhojë procesin zgjedhor të 30 Qershorit? Përgjigjet Gjylameti

schedule16:49 - 28 Qershor, 2019

schedule 16:49 - 28 Qershor, 2019

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, deklaroi këtë të premte se menaxhimi i procesit zgjedhor të së dielës do të kryhet nga përfaqësues të partive politike ndhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se kush i ka përzgjedhur përfaqësuesit e KQZ-së, Gjylameti deklaroi se ata janë persona që aplikojnë vetë pas thirrjeve të KQZ-së.

Juli Xhokaxhi: Kush do t’i numërojë votat, kush do ta menaxhojë procesin, të zgjedhjeve të së dielës?

Blerina Gjylameti: I menaxhojnë sipas formulës që është bërë përfaqësuesit e forcave politike dhe po ashtu nga shoqëria civile.

Juli Xhokaxhi: Kush i ka zgjedhur përfaqësuesit e shoqërisë civile?

Blerina Gjylameti: Përfaqësuesit e shoqërisë civile janë persona që aplikojnë vetvetiu. Nga ana e KQZ kemi pasur thirrje për persona që aplikojnë nga shoqëria civile për t’u bërë pjesë si anëtarë të Komisioneve të Administrimeve Zonale, KQV apo dhe VNV që janë vendet e numërimit. Po ashtu kemi 44 organizata ndërkombëtare dhe kombëtare që do të vazhdojnë të gjithë procesin përtej atyre që janë të OSBE/ODHIR që janë vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër. Ndërkohë ne e dimë fare mirë që vëzhgimi tashmë prej disa vitesh është proces transparent, pra është i regjistruar gjatë gjithë kohë, tavolinat e numërimit janë të regjistruara gjatë gjithë kohës dhe kushdo ka të drejtë ta ankimojë procesin dhe të vëzhgojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!