Kurti “zgjat” monitorimin e Ballkanit, Ahmeti: Vendim i pritur, ne veri u veprua pa njoftuar aleatët

schedule17:49 - 21 Qershor, 2023

schedule 17:49 - 21 Qershor, 2023

I ftuar në një lidhje skype me “Newsline” ka qenë ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, i cili fillimisht foli në lidhje me vendimin e Biden për të zgjatur monitorimin e Ballkanit edhe për një vit, kjo edhe për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Ahmeti tha se ky ishte një vendim i pritur dhe në të gjithë botën është e qartë sipas tij se Kosova është një vatër e dytë krize pas Ukrainës

“Unë mendoj që është vendim i pritur. Në gjithë botën është e qartë që veriu i Kosovës është një vatër e dytë krizë pas Ukrainës.

Këtë nuk e donte asnjë. Kjo nuk është një çështje  vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, por e një tavoline të madhe” u shpreh ai.

Ahmeti shtoi se çështja nuk ka të bëjë me strategjinë që zgjodhi Kurti për të ushtruar këtë të drejtë në veri, pasi sipas tij kryeministri i Kosovës ka vepruar pa njoftuar fare aleatët.

“Çështja ka të bëjë me strategji nëse është duhur ta bëjë këtë të drejtë në këtë mënyrë Kurti. Ne kemi thënë që është nevoja për bashkëpunim me botën Perëndimore, që të mos i japin avantazhe Serbisë.

Kurti një gjë të tillë e beri edhe për targat.

Vendimi i dytë pas marrëveshjes së Ohrit dhe komenti i aleatëve është që është bërë pa njoftuara askënd.

Këtu po ndodh një diskutim paralel, në Kosovë themi që kemi të drejtë dhe ky është fakt dhe diskutimi tjetër është nëse është duhur të veprohet në këtë mënyrë” tha Ahmeti.r.t/abcnews.al