“Kurti të dëgjojë Ramën”, Idrizi: Të kërkosh të drejtën s’mjafton, duhet të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe opozitën në Kosovë

schedule23:14 - 24 Qershor, 2023

schedule 23:14 - 24 Qershor, 2023

Nga Kllogjeri i Konsipolit, aty ku u përkujtua 79 vjetori i genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU-së ka folur edhe për situatën e krijuar në Kosovë për shkak të tensioneve në Veri. Duke bërë një paralelizëm mes çamëve dhe kosovarëve, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se të kërkosh të drejtat nuk mjafton.

Sipas tij, Albin Kurti ka detyrim të krijojë një kohezion të brendshëm politik dhe të bashkëpunojë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. PDIU, Shoqata Patriotike “Çamëria” dhe shumë qytetarë të tjerë nga trevat shqiptare përkujtuan jetët e humbura në këtë 79 vjetor të genocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.

Pelegrinazhi në varrezat monumentale në Kllogjer është kthyer tashmë në një traditë. Gjatë ceremonisë lule e kurora u vendosën tek memoriali, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!