Një tjetër projekt amerikan i refuzuar nga qeveria e Albin Kurtit.
Fjala është për gazin e lëngshëm që vjen nga SHBA në portet Europiane dhe infrastrukturën që pritej të kalonte në Kosovë për shpërndarjen e tij.
Qëllimi i këtij projekti të madh që po zbatohet mes SHBA dhe Europës është uljen e varësisë nga furnizimi i kontinentit të vjetër me gazin rus, një plan me sfond jo vetëm ekonomik, por edhe politik: një ndarje përfundimtare nga Moska.
Por për këtë projekt, për të cilin janë alokuar fonde, qeveria e kryeministrit Kurti nuk ka shprehur gatishmëri dhe nuk e shef gazin si prioritet kryesor.
Madje, qeveria Kurti ka argumentuar se infrastruktura e gazit do të kushtonte shumë dhe mund të mos kishte ndikime ekonomike afatgjatë.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli deklaroi se nuk kishte informacion të plotë se sa do të kushtonte i gjithë projekti, kush do ta financonte pjesën përtej grantit të marrë, kush do ta ndërtonte termocentralin me gaz dhe sa do të ishte kostoja finale për konsumatorët.
Në vitin 2021 qeveria vendosi që fondet e programit të Millennium Challenge Corporation të përdoreshin për projekte të tjera energjetike.
Së fundmi, ishte e ngarkuara me punë e SHBA në Kosovë, Anu Prattipati që bëri thirrje publikisht përmes një editoriali, që Prishtina ti bashkohej projekteve rajonale të gazit natyore të lëngshëm, mbështetur nga Uashingtoni, duke argumentuar se kjo do të rriste sigurinë energjetike dhe do të ulte varësinë nga importet e energjisë.
Ambasada amerikane e ka përsëritur këtë qëndrim edhe pas deklaratës së saj, duke theksuar nevojën për diversifikim të burimeve energjetike, me një parlajmërim të qartë: se koha po mbaron dhe dritarja për Kosovën po mbyllet.
Sipas njohësve të ekonomisë, refuzimi i projektit ka bërë që vendi të humbasë një mundësi të rëndësishme për diversifikimin e furnizimit me energji dhe për integrimin në infrastrukturën energjetike rajonale të mbështetur nga SHBA dhe BE.
Po cili është plani alternativ i qeverisë për të garantuar pavarësinë energjetike të Kosovës në 10–15 vitet e ardhshme, nëse jo nga Serbia?



