Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kurti, presion biznesit në Kosovë/ Istog, mbyllet fabrika e qumështit “Vita”

schedule13:25 - 3 Korrik, 2026

schedule 13:25 - 3 Korrik, 2026

Një tjetër biznes vendor i mbyllur dhe një shteg i hapur për import nga Serbia.

Me vendim të ministrit të Bujqësisë, në fabrikën e qumështit “Vita”, pjesë e Devolli Group, kanë shkuar pasditen e të enjtes 25 inspektorë.

Prania e tyre ka sjellë përplasje mes përfaqësuesve të shtetit dhe vetë punonjësve të kompanisë.



Drejtori i “Vita”, Artan Spahija, deklaroi se “nuk do të dorëzohen asnjëherë”, ndërsa qeveria e Albin Kurtit po i hap rrugë prodhimeve të Beogradit.

“Ministri, i cili më shumë e do Serbinë, më shumë sesa neve. Do më shumë me hy qumështi prej Serbisë, në Maqedoni e me u fut në Kosovë, sesa qumështi i “Vitës”. Ne nuk jemi kriminela, ne kemi me shku faqebardhë, edhe na nuk kemi me u dorëzu, këta munden me kry procedurën e vet, por ne juve nuk ju lëjmë”, tha drejtori i “Vita”, Artan Spahija.

Punëtorëve të fabrikës “Vita”, Spahija iu premtoi se kompania nuk do t’i lërë pas dore, duke iu dhënë fjalën se detyrimi financiar ndaj tyre do të mbyllet deri në fund.

Ishte zyrtari i Agjencisë së Ushqimit, Eroll Shehu, që ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka dhënë urdhër për inspektim pa paralajmërim.

Fabrika e qumështit u mbyll përkohësisht nga vetë kompania, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tha se gjatë kontrollit fizik të objektit gjeti mospërputhje me ligjet në fuqi, përfshirë përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës dhe lëndëve të tjera ndihmëse.

Lidhur me rastin, vetë ministri i Bujqësisë është përfshirë në replika në rrjetet sociale, duke thënë se siguria ushqimore kërkon zbatim të barabartë të ligjit, ndërsa përfaqësues të fabrikës së qumështit iu kundërpërgjigjën se kompania nuk është kundër kontrolleve dhe se ajo ka investuar miliona euro për standarde të sigurisë ushqimore dhe teknologji moderne.

Në mbështetje të prodhimit vendas kanë dalë përfaqësues të lartë politikë.

Kryetari i Aleancës, Gjini, dhe Fatmir Limaj kanë deklaruar publikisht se kjo është skemë e Kurtit dhe sjellje tipike e tij prej “shkatërruesi” dhe kundërshtar i biznesit.

Në fabrikën e qumështit “Vita” janë të punësuar rreth 500 punëtorë dhe bashkëpunojnë me mbi 1 mijë fermerë, nga të cilët marrin lëndën e parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!