“Kurti po tenton ta përdorë politikisht çështjen e Urës së Ibrit”, Canaj: PDK kërkon të tregojë se nuk i frikësohet zgjedhjeve

schedule16:20 - 31 Maj, 2024

schedule 16:20 - 31 Maj, 2024

Diplomati Blerim Canaj ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se çështja e Urës së Ibrit diskutohet që nga pas lufta në Kosovë dhe ka të bëjë me sigurinë, prandaj politikisht kryeministri Albin Kurti po tenton ta përdorë për konsum të brendshëm.

Jo absolutisht, mendoj që është thjesht një vazhdimësi e politikave të Albin Kurtit, për shkak se tani më po vërehet që temat e tij lidhen me Veriun dhe pas shumë dështimesh tani i duhet një temë tjetër. Pasi që ne tani nuk po merremi me dialogun, nuk mund të merremi me tema të mëdha, se çfarë do të ndodhë në veri. Në anën tjetër, dimë që çështja e urës së Ibrit diskutohet që nga pas lufta në Kosovë, krejt kjo ka të bëjë me sigurinë dhe kur ka tema që lidhen me sigurinë dhe vështirë të përdorshme politikisht, por tani më kërkesa vjen nga asambleistë të Lëvizjes Vetëvendosja dhe thjesht politikisht po tentohet të përdoret për konsum të brendshëm. Por është një temë që nuk mund të implimentohet në asnjë formë me bashkësinë kombëtare“, u shpreh ai.

Më tej, diplomati deklaroi se PDK kërkon të tregojë se nuk i frikësohet zgjedhjeve dhe përmirësimi është parë dhe në ngritjen që ka pasur nëpër sondazhe.

Mendoj që Kurti për këtë e ka shfrytëzuar, si për shembull çështja e Këshillit të Europës. Mendoj që po sa dështuam të anëtarësohemi, atëherë erdhi tema me partitë politike. Nuk besoj se Kurti e ka pasur shumë seriozisht këtë çështje. Pasi mendoj që përderisa Partia Demokratike ka shkuar në takim qëllimi i saj ka qene t’i shkojë prapa fjalës së saj, që në çdo moment janë të gatshëm për zgjedhje dhe nuk i frikësohet. Tani dihet që Partia Demokratike nëpër sondazhe po qendron mirë. Përderisa ka të ngjarë që partitë e tjera, LDK dhe Aleanca nuk është se po mund të lëvizin kur është fjala për ngritjes në sondazhe”, tha Canaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!