“Kurti po nxit përplasje”, Opozita: Qëndrimet ndaj veteranëve janë skandaloze dhe fyese

schedule23:18 - 15 Korrik, 2023

schedule 23:18 - 15 Korrik, 2023

Deklaratat e Sveclës dhe mbrotja që i bën Albin Kurti kanë marrë përgjigje të ashpër nga opozita në Kosovë. Haradinaj, Krasniqi dhe Abdixhiku i kanë konsideruar skandaloze qëndrimet e ministrit të Brendshëm dhe kanë akuzuar kryeministrin se po nxit përplasje. Sipas opozitës kjo qeveri me këtë mendësi meriton vetëm rrëzim.

Qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Albin Kurti dhe ministri i brendshëm Xhelal Sveçla në lidhje me veteranët ka ngjallur reagime të ashpra nga liderët opozitarë.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kreut të qeverisë të tërheqë “sejmenët” e tij dhe të lejë njerëzit të protestojë për të drejtat e tyre.

“Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta për vete, mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë,” ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kraniqi, postimi i  Sveçlës ishte skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve teksa  po kërkon përplasje.

“Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj,” shkran Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se deklaratat e Sveçlës ishin të pamatura, nxitëse dhe ofenduese, teksa kërkoi shkarkimin e tij.

“Sot, mbi të gjitha na duhen politikanë që distancohen nga një mendësi primitive e tillë. E mendësia e tillë meriton veçse shkarkim. Asgjë më pak,” shkroi Abdixhiku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!