Kurti përplaset me Devolli Group/ Kosovë, qeveria shfuqizon licencat për 15 biznese të këtij grupi

schedule23:06 - 8 Gusht, 2023

schedule 23:06 - 8 Gusht, 2023

Qeveria e Albin Kurtit shtyn më tej përplasjet me Devolli Group duke i pezulluar licencat e biznesit 15 kompanive të ndryshme që janë pjesë e këtij grupi.

Pas vendimit të padrejtë dhe arbitrar të pezullimit të licencës ndaj televizionit Klan Kosova, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë njoftoi se ka ndërmarrë të njëjtin hap edhe për 15 shoqëri të tjera tregtare.

Shkak për heqjen e licencave të biznesit kjo ministri thotë se është përmbajtja anti kushtetuese  në dokumentat e regjistrimit që janë dorëzuar pranë Agjensisë së Rregjistrimit të Bizneseve në Kosovë.

E gjitha kjo pasi këto biznese figurojnë të regjistruara me adresa në të cilat qytete të Kosovës konsiderohen si pjesë e Serbisë, si për shembull Prishtinë Serbia apo Mitrovicë Republika e Serbisë.

Këto hapa të ndërmarra nga Qeveria Kurti për pezullimin  e licensave të bizneseve të Devolli Group u kritikuan ashpër nga Aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, ku mes tyre vendet e QUINI-it që reaguan ndaj vendimit të marrë për pezullimin  e licences për Klan Kosovën.

Albin Kurti, i cili me vetëdije të plotë dhe nëpërmjet vendimeve të tij zhyti Kosovën në sanksione dhe marrdhënie të tensionuara me aleatët, duket se tashmë ka zgjedhur të nisë një luftë të re me një ndër biznesmenët më të rëndësishëm të rajonit.

Devolli Group njihet si një ndër kontribuesit kryesor të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe vitin e shkuar u vlerësua si tatimpaguesi, eksportuesi dhe punëdhënësi i vitit nga Oda Ekonomike e Kosovës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!