“Kurti nuk duhet të shkarkohet, është baba i viktimizimit”, Behrami: Kush ka humbur dhe kush ka fituar nga kjo situatë

schedule13:49 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:49 - 2 Qershor, 2023

 

Në një lidhje skype me “Tirana Live” ka qenë Artan Behrami, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, i cili folur mbi situatë në veri të Kosovës.

Ai tha se konfrontimi i Kurtit me SHBA ka zgjuar më në fund opozitën, pasi e kishin të qeveriste i qetë për dy vite.

Sa i përket mocionit, ai tha se Kurti duhet të shkarkohet, pasi ai është babai i viktimizimit dhe viktimizimi te çdo popull shihetme admirim.

Në fakt kryeministri Kurti duke u konfrontuar me SHBA ka prek në një temë shumë të ndjeshme për qytetarët e Kosovës dhe ka zgjuar edhe opozitën.

Opozita sot është në elementin e saj, pasi në dy vitet e shkuara ajo e ka lënë Kurtin të qeverisë, me idenë që t’i lemë populistët të qeverisë, pasi ata nuk dinë.

Sa i takon mocionit, unë besoj që nuk është ide e mirë që të rrëzohet, pasi ai është babai i viktimizimit dhe përmes viktimizimit ai ka ndërtuar karrierën e tiij dhe viktimizime me në çdo popull shihet me admirim.

Ai duhet të qeverisë, duhet të përjetojë presionin ndërkombëtar dhe përmes një keq qeverisje së tij do të shohim që Kosova do të ketë nevojë për një elitë tjetër politikë.

Ajo që vjen mirë është që opozita në Kosovë  ka heq dorë nga dhuna për te ardhur në pushtet.

Kurti ka përdorur të njëjtat taktika që po bëjnë serbët në veri për të ardhur në pushtet. Kurti ka lënduar policë para serbëve dhe i ka ofenduar ata” tha Behrami.

Në lidhje me politikën e zgjedhur nga Kurti, aai tha se ai ndjek një politikë populiste dhe nuk flet vetëm për gjëra që ai mendon se janë të rëndëishme.

Por sipas tij ajo që duhet të bëjmë ne është të kërkojmë llogari se kush e mban përgjegjësinë e kostove që patët zgjedhjet e 23 prillit, ku sipas tij fituan vetëm Kurti dhe Vuçiç dhe humbi Republika e Kosovës.

Kurti, ndjek një politikë populiste dhe si të gjithë  populistët ai nuk flet për dështime apo presion, por vetëm për atë që ai e shikon të rëndësishme për ti thënë qytetarëve.

Pyetja është pse ne kemi shpenzuar miliona euro për zgjedhje kaq të shkurtra, pse kemi bërë këtë investim për te vendosur flamurin e Kosovës për ca ditë, kush mban përgjegjësi për këtë kosto.

Nga kjo është duke përfituar Vucic, i cili po del një politikan normal kur ai është një shovinist dhe Albin Kurti, i cili pas kësaj lëvizje ai ka fituar mbështetje në popullin e tij dhe humbësi më i madh është Republika e Kosovës, së cilës po i prishet imazhi” shtoi ai.

Më pas ish-këshilltari tha se shpreson që të mbahen zgjedhje të reja ne veri, pasi është e vetmja mundësi që situata të qetësohet.

Fatkeqësisht ne kemi një qeveri të paparashikueshme dhe kjo të bashkia ndërkombëtare nuk vlerësohet .

Sot mund të flemë të qete se konflikti u mbyll, por zgjohemi me një konflikt. Unë besoj se do të ketë , sepse është mundësia e vetme për të shuar konfliktin.

Unë besoj se SHBA ka mekanizmat e mjaftueshëm për bindur një populist si Kurti. Tendenca e SHBA për afruar Serbinë është për të krijuar paqe, 4-5 vite më vonë kur edhe lufta në Ukrainë të përfundojë” përfundoi Behrami.r.t/abcneës.al