Kurti “non-grata” apo dorëheqje? Lama: Kryeministri keqpërdori besimin në raport me zgjedhjet ne veri, si duhet të kishte vepruar

schedule20:47 - 7 Qershor, 2023

schedule 20:47 - 7 Qershor, 2023

Analistja Alma Lama e ftuar në emisionin “Lufta dhe Paqja” ka folur në lidhje me situatën  ku ndodhet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas situatës së tensionuar në veri dhe sulmet që po i bëhen nga ndërkombëtarët.

Ajo tha se Kurti ndodhet në një moment jashtëzakonisht të vështirë për shkak të konfrontimit me SHBA dhe BE.

Sipas saj pika e thyerjes së marrëdhënieve ka qenë keqpërdorimi i besimit në raport me zgjedhjet në veri.

Pak i ekzagjëruar, por sigurisht që Kurti është në një situatë shumë të vështirë, për shkak të konfrontimit me SHBA-në.

Duket se pika e madhe e thyerjes është një lloj keqpërdorimi i besimit në raport me zgjedhjet ne veri, ku pasi mori miratimin e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve, ai më pas veproi pa u konsultuar me SHBA, duke  i shkaktuar probleme këtyre të fundit.

Në lidhje me ardhjen e trupave të Turqisë në Kosovë, ka pasur edhe në të shkuarën, por jo me këto përmasa. Ka pasur hezitim të vendeve të tjera të NATO-s për të sjellë trupa të tjerë në Kosovë. Do të mbetet për t’u parë se si do të sillen trupat turke, duke ditur miqësinë e mirë me Serbinë.

Do të mbetet të shihet se çfarë mesazhi është ky. NATO  do ta garantojë sigurinë e Kosovës, por në lidhje me Kurtin, non – grata apo dorëheqje, kjo lidhet tërësisht me sanksionet të mundshme të SHBA në raport me Kosovën.

Një gjë është me rëndësi, ku Escobari bëri një dallim mes liderit Kurti dhe popullit të Kosovës” tha Lama.

Në lidhje me mundësinë e një rrugëdalje të Kurtit nga kjo situatë, Lama tha se Kurti e ka pasur një zgjedhje, të vendoste të ndiqte këshillat e SHBA-së dhe nëse dhuna do të ndodhte atëherë sulmi i ndërkombëtarëve do të ishte mbi Serbinë.

Ajo tha se kjo nuk është një lëvizje politike e bërë për herë të parë, pasi edhe qeveritë më parë kanë pasur tentativa për të shtrirë autoritetin në të gjithë territorin e Kosovës.

Sigurisht që ka pasur zgjidhje tjetër. Ne po shohim rezultatet e kësaj lëvizjeje të Kurtit. Pikë zero në raport me zgjedhjet në veri dhe irritim nga vendet që mbështesin Kosovën.

Nëse Kurti do të vepronte në përputhje me këshillat e SHBA dhe nëse do të kishte pastaj reagime të dhunshme, atëherë Kosova do të shfajësohej dhe do të fajësohej Beogradi.

Kurti i ka marrë kryetarët e komunave pa i ditur fare. Ka shkuar me polici speciale në banesat e tyre i ka marrë dhe i ka thënë që do shkojnë në një takim  dhe i ka dërguar me forcë në komuna.

Tentativë për të shtrirë autoritetin qeverisë në veri  ka pasur edhe në qeveritë e kaluara.

Alternativa e vetme është dialogu dhe presioni  ndaj Serbisë. Amerikanët janë të zhgënjyer se palët ishin në mes të një dialogu ku pretendohej që Serbia më në fund të pajtohej për të hequr dorë nga veriu i Kosovës, Kurti ndërmerr veprime të njëanshme dhe përkeqëson raportet me SHBA-në,” përfundoi ajo.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!