Kurti mik i kriminelit serb? Avokati fton kryeministrin e Kosovës të flasë në gjykatë, Dragisha Milenkoviç akuzohet për krime lufte

schedule12:14 - 10 Gusht, 2023

schedule 12:14 - 10 Gusht, 2023

Kryeministri, Albin Kurti, mund të dëshmojë në mbrojtje të Dragisha Milenkoviç, të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Referuar mediave serbe, gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua të mërkurën në Prishtinë, avokati Dejan Vasic ka kërkuar thirrjen e një dëshmitari mbrojtës, e që sipas tij, ai të jetë Kurti.

Ishte vetë avokati që konfirmoi se parimisht kanë rënëv dakord me prokurorinë pqe zbatimin e kësaj kërkese.

Sipas medias serbe, danas, avokati ka deklaruar që Kurti ka qenë në paraburgim kur Milenkoviç ishte punonjës i burgut në qarkun e prishtinës. I dyshuari në fakt, sipas avokatit i ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli dhe kanë kaluar kohë në biseda me Kurtin, gjatë asaj kohe.

“Jemi koordinuar për dëgjimin e dëshmitarit special të mbrojtjes, kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti. Ai duhet të thotë dy fjalë për besueshmërinë e të dyshuarit dhe sjelljen ndaj ndaj tij në kohën kur ai ishte në ambientet e paraburgimit. I dyshuari i  ka bërë shoqëri gjatë qëndrimit në qeli, i ka sjellë libra për të lexuar, me të cilin ka kaluar një kohë në biseda.” 

Avokati tha se shpresonte që Kurti t’i përgjigjet ftesës për të dëshmuar. Dragisha Milenkoviç u arrestua disa muaj me parë për krime lufte.

Ai dyshohej se kishte ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike, keqtrajtime e maltretime ndaj shqiptarëve të burgosur. Ndërsa gjatë arrestimit, i ishte sekuestruar një armë zjarri, 136 fishekë, një thikë ushtarake, një shifër metalike, dhe dokumente, vendime, telefon personal e të tjera. Megjithatë mbetet për tu parë nëse Kurti do të pranojë të flasë në mbrojtje të serbit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!