Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur me batanije

schedule19:41 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 19:41 - 15 Dhjetor, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi është duke u përballur me krizë energjetike. Në një konferencë për media, Kurti u pyet nga gazetarët se me çfarë po ngrohet, teksa tha se ai mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur me batanije.

“Pjesën më të madhe të kohës po më bie të rri ose në makinë duke udhëtuar prej një vendi në një vend tjetër ose në kryeministri, ku kemi një sistem të përgjithshëm të ngrohjes për komplet objektin, e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije, por shpresoj kjo pyetja juaj dhe përgjigja ime nuk do të bëjë që nesër deputeti Bekim Haxhiu ta organizojë një konferencë për media”, ka thënë Kurti.

Kurti gjatë konferencës ka kritikuar edhe qeveritë e kaluara se nuk kanë investuar por kanë vjedhur. “Ishte me leverdi të vidhej nga KEKU, se sa të investohet. Ne jemi në krye të detyrës, shtetin e kemi gjetur për toke por do ta ngrisim në këmbë”, pohoi ai. /Abcnews.al