Kurti letër Thaçit, Kosova ka nevojë për një president që respekton kushtetutën

schedule10:11 - 1 Prill, 2020

schedule 10:11 - 1 Prill, 2020

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë i ka dërguar një letër presidenti Hashim Thaçi për temat që do të diskutohen gjatë takimit të sotëm me të.

Në këtë letër Kurti e ka njoftuar paraprakisht Thaçin, se çështja e vetme për të cilën do të bisedojë sot me të, është se kur do të jetë koha më e përshtatshme për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryeministri në detyrë ka kërkuar nga presidenti ta respektojë Kushtetutën, pasi sipas tij, Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje./abcnews.al