E ftuar në emisionin “Ballkan Update” ka qenë zëdhënësja politike e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi e cila foli në lidhje me situatën në veri të vendit dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me ndërkombëtarët.
Halimi tha se Kosova kurrë në historinë e saj që prej vitit 1999, nuk i ka pasur marrëdhëniet kaq të acaruara më ndërkombëtaret sa i ka sot.
Ajo shtoi se përpos prishjes së marrëdhënieve me SHBA dhe BE, e njëjta gjë është duke ndodhur edhe në raport me Shqipërinë.
“Në historinë e Kosovës asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që establishmenti i qeverisë të ketë një marrëdhënieve kaq acarues me SHBA dhe BE. Ajo cfarë mbetet të shihet qartazi, që përpos që ky relacion ka nis të destabilizohet përveç SHBA duket se edhe me Shqipërinë po ndodh e njëjta e gjë.
Rama harton një draft-statut për Asociacionin dhe nuk konsultohet me Kurtin.
LDK e ka përcjellë këtë problem me shqetësim dhe ka kërkuar që në të gjitha nivelet e diskutimit mes Kurtit dhe SHBA të jenë në nivelin e duhur.
SHBA dhe BE kanë qenë pjesë e të gjithë proceseve që ka kaluar republika jonë që nga viit 1999. Kemi kërkuar që ky raport të rregullohet, pasi Kosova nuk ka mundësi t’ia dalë e vetme me disa procese të rëndësishme.
Presim që Kurti ti kthehet racionalitetit dhe marrëdhënieve me SHBA” tha Halimi.
Sa i përket sanksioneve që mund t’i vendosen Kosovës, Halimi tha se vendi e ka marrë goditjen e parë nga SHBA dhe ishtë përjashtimi nga “Defender 2023”.
Zëdhënësja e LDK u shpreh se Kosova nga një vend me mbështetjen të madhe nga perëndimorët është kthyer në një vend destabilizues.
“Realisht ndëshkimi i parë nga SHBA për vendin tonë është përjashtimi nga stërvitja
“Defender 2023”.
Për ne është shqetësues fakti që përpos situatën në veri, por bëjmë edhe regres në lidhje me marrëdhëniet me aleatët tanë.
Kosova ka rënë në grackën e dëshirës, atje ku dëshiron Serbia ta shohë Kosovën. Kosova nga një end që ka pasur të gjithë mbështetjen e perëndimoreve, por shihet si një vend destabilizues në Rajon.
Ndonjëherë krijohet përshtypja që qeveria në pushtet nuk po arrin të ketë zgjidhje konkrete për rezultatet e jetë së përditshme të qytetarëve dhe kam bindjen që konfliktin në veri po e përdor për strehimin e këtyre problemeve.
Deri më tani kjo qeveri nuk ka mundur të krijojë një strategji të qartë lidhur me faktin seku do të shohë në ë ardhmen Kosovën.
Në Kosovë janë hartuar një sërë draftesh të statutit, mirëpo për shkak të mbylljes së kësaj qeverie, ne jemi konfuz në lidhje me artë se cfarë po ndodh vërtet me situatën në veri” tha ajo.
Në lidhjen me atë se çfarë po bën opozita në këtë situatë, Halimit tha se LDK ka kërkuar gjatë gjithë kohës që Kurti para se të dialogojë të raportojë në Kuvend dhe të jetë transparent.
Po ashtu ajo shtoi se opozita ka kërkuar debat në parlament për t’i kërkuar Kurtit që veprimet në veri të jenë të koordinuara me aleatët.
“LDK gjatë gjithë kohës ka kërkuar që Kurti para se të dialogojë të raportojë në Kuvend dhe të jetë transparent.
Me shqetësim jemi duke e përcjellur gjithë këtë situatë të krijuar. Në kemi kërkuar edhe debat parlamentar ku kemi kërkuar që Kurti të jetë më vigjilent dhe çdo hap që merr për veriun të jetë i koordinuar me aleatët tanë.
Nuk mund të merren veprime të pakoordinuara, sepse nëse ndodh, Kosovën po e vendos në pabarazi me agresorin që është Serbia.
Mediat ndërkombëtare po e paraqesin Kosovën si një vend jo stabil dhe tani ka shkuar huq e gjithë përpjekja jonë, që ta paraqesim Kosovën si një vend i paqes dhe sigurisë” u shpreh Halimi.r.t/abcnews.al