Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e të premtes në fshatin Varragë të Komunës së Zubin Potokut ku u dëmtua kanali I ujit Iber-Lëpenc nga ky furnizohen disa qytete me ujë Kryeministri I Kosovës Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës fajësuan bandat kriminale Serbe për këtë akt që e quajtën një akt terrorizmi.
Osmani mirëpriti në zyrën e saj këtë të Shtunë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, Ambasadorin e BE dhe Komandatin e KFOR me të cilët diskutoi mbi sulmin terrorist ndaj infrastrukturës jetike të Kosovës ku Osmani u shpreh se po cenohet siguria Kombëtare.
Por Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç iu përgjigj këtyre akuzave duke thënë se Prishtina Zyrtare nuk mund të bëjë akuza të tilla, sepse ata e dine shumë mire se Beogradi zyrtar nuk ka qene I përfshirë në diçka të tillë.
“Serbia mohon pa mëdyshje çdo përfshirje në sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lëpenc. Akuzat e pabaza të ngritura ndaj Serbisë, të bëra me nxitim dhe pa asnjë provë mbështetëse, janë thellësisht të papërgjegjshme dhe shqetësuese. Pretendime të tilla të pabaza kanë për qëllim të njollosin reputacionin e Serbisë, si dhe të minojnë përpjekjet për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon. Kur akuzat bëhen kaq shpejt dhe pa bazë, kjo ngre pikëpyetje legjitime për motivet pas këtyre deklaratave. Unë nuk reagova në mëngjes sepse e vërteta do të dale me kohën. Nuk kisha pse vrapoja në mediat ndërkombëtare për të thënë se nuk e kemi bërë ne diçka të tillë”, tha ai.
VuçIç deklaroi se Serbia është e gatshme të kontribuoje ne te gjitha format për të riparuar dëmet në Kanal ndërsa shtoi se kërkon një hetim të detajuar nga ndërkombëtarët.
Sulmi ndaj kanalit te ujit Iber Lepenc u dënua ashpër edhe nga Joseph Borrell, përfaqësuesi I Lartë I Bashkimit Europian për politike te jashtme në Largim. Në një deklaratë të lëshuar nga Zyra e tij thuhet se ky sulm terrorist dhe ky akt sabotazhi është një akt I neveritshëm që dëmton civilët e pafajshëm.
Më herët edhe Ambasadori Amerikan ne Kosove dënoi ashpër sulmin ndaj Infrastrukturës Kritike në Kosovë duke shkruar se Washingtoni do të mbështesë një hetim gjithëpërfshirës dhe do të ofrojë mbështetje të plotë për qeverinë e Kosovës me synimin kryesor që përgjegjësit e këtij akti kriminal të ndëshkohen.