“Kurti bëri llogari të gabuara”, Çitaku: Kosova nuk po përfiton asgjë në dialogun me Serbinë

schedule15:12 - 4 Mars, 2023

schedule 15:12 - 4 Mars, 2023

Neni i shtatë i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është më shumë se sa thjestë krijimi i asociacionit, ai i jep autonomi serbëve të Kosovës. Këtë qëndrim që ka paraqitur Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku e cila ka shtuar se pranimi do të hap pakon e Ahtisarit, përmes statusit të Kishës Ortodokse Serbe.

Në një intervistë për KosovaPress, Çitaku thotë se kryeministri Kurti ka bërë kalkulime të gabuara në dialog, duke vazhduar status-quo me Serbinë.

 “Neni shtatë e hap pakon gjithëpërfshirëse të presidentit Ahtisari, pako mbi të cilin është ndërtuar rendi kushtetues dhe ligjor në Kosovë. Kjo është e para, flet për një autonomi për serbët e Kosovës dhe e dyta, elementi i ri ishte çështja e Kishës Ortodokse Serbe. Ne besojmë që kjo çështje është rregulluar shumë mirë me pakon e presidentit Ahtisari dhe infrastrukturën ligjore ekzistuese në Kosovë. Autonomia e tejkalon Asociacionin, nuk ka fije dyshimi. Për implementimin e marrëveshjes për Asociacionin ekziston një nen i veçantë në kuadër të dokumentit”

Zyratrja e lartë e pdk-së pretendon se s’ka asnjë element në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohjen de-facto.

 “Në këtë formë de-facto Serbia e ka njohur Kosovën që nga vitit 1999, Serbia nuk qeverisë me Kosovës. Serbia ka pranuar dokumentet tona të udhëtimit, po harroni se ne kemi një marrëveshje për menaxhimin e integruar të kufirit. S’ka kufi me një shtet të cilin e konsideron kushtimisht pjesë tënden. Nuk ka element të ri në këtë marrëveshje që do të nënkuptonte njohje de-jure apo de-facto. E vetmja gjë e re është se dy palët janë zotuar se dialogu të vazhdojë, e sa do të vazhdojë dhe sa vite do t’i humbas Kosova në këtë proces mbetet të shihet”,

Sipas çitakut, Kurti e ka degraduar dialogun me Serbinë përmes sjelljeve të tij të gabuara në këtë proces.

“Tash do të kemi një status-qou të re, kryeministri ka bërë një kalkulim të gabuar, ka menduar se duke rihapur marrëveshjet e vjetra do të ndryshojë formatin e dialogut dhe rezultatin. Por fatkeqësisht ai vetëm e ka degraduar atë dhe ne sot kemi një marrëveshje që do të prodhojë një status qou të re, mirëpo nuk e përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë”

Kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë takuar më 27 shkurt në Bruksel, ku, sipas ndërmjetësit të dialogut, Josep Borrell, palët janë pajtuar për propozimin e BE-së për dialogun, i cili përmban 11 nene. Megjithatë, të njëjtit nuk e kanë nënshkruar dokumentin.

Takimi i radhës ku diskutohet sërish për marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit të saj pritet të mbahet më 18 mars në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!