Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë për fatin e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku të premten. Abcnews.al ka mësuar se KQZ do të zhvillojë një mbledhje më datë 1 Nëntor në orën 10.

Në rendin e ditës do të shqyrtohet rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për Agim Kajmakun. Prokuroria i kërkoi zyrtarisht KQ heqjen e mandatit për kryebashkiakun Kajmaku pas verifikimit për mosdeklarim të arrestimit në Greqi./abcnews.al



