Kur Caleb Ekuban bënte ligjin në Korçë, Partizani poston videon emocionuese

schedule20:13 - 8 Prill, 2020

schedule 20:13 - 8 Prill, 2020

Caleb Ekuban është ndër lojtarët e huaj më të mirë që ka luajtur në Shqipëri. Sulmuesi ganez ishte pjesë e Partizanit në sezonin 2016-2017 dhe të gjithë tifozët e kuq u dashuruan menjëherë me të. Ai kishte ardhur në huazim nga Chievo dhe atë sezon shënoi 18 gola me Partizanin. Potencë, shpejtësi, i fortë në dueled he aftësi për të dërguar topin në rrjetë.

Që prej atij viti karriera e afrikanit ka ardhur në rritje. Dygolëshi i shënuar nga Skënderbeut në Korçë i bindi edhe skeptikët se Ekuban ishte një lojtar i veçantë. Djemtë e Starovës fituan me përmbysje 1-2 duelin e fund dhjetorit të vitit 2016 dhe të dy golat e fitores u shënuan nga Ekuban, i cili përmbyshte avantazhin vendas me anë të James Adeniyi.

Partizani ka kujtuar ditën e sotme këtë ndeshje emocionuse dhe të shumta kanë qenë komentet e tifozëve, të cilët e kanë të vështirë të harrojnë një lojtar si Ekuban.  Sot është pjesë e Trabzonspor, skuadër që kryeson Superligën turke, teksa sezoni i ardhshëm do e shohë në një klub edhe më të madh. /abcnews.al