Laçi dhe Skënderbeu ishin dy skuadrat e para që siguruan gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, teksa kanë nisur edhe dy duelet Teuta-Kukësi dhe Vllaznia-Korabi.
Sfida në “Niko Dovana” është zhbllokuar në minutën e dhjetë. Emiliano Vila shfrytëzoi një kros të Teodorovskit dhe realizoi me kokë.
Topi u përplas fillimisht në shtyllë dhe më pas në rrjetë. Teuta në avantazh, teksa edhe Vllaznia ka gjetur golin e avantazhit në “Loro Boriçi”.
Arsid Kruja realizoi falë një diagonale potente në minutën e 16-të. Lojtari shkodran pati edhe fat, pasi topi u devijua përpara se të përfundonte në rrjetën e ekipit dibran. /abcnews.al