Kupa e Shqipërisë, Hakaj: E vlerësojmë Flamurtarin, rikthehemi te fitorja

schedule15:46 - 25 Janar, 2022

schedule 15:46 - 25 Janar, 2022

Vllaznia do të përballet në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë me skuadrën e Flamurtarit. Kjo ndeshje do të luhet ditën e nesërme në orën 13:45.

Lojtari i Vllaznisë, Esin Hakaj ka folur përpara kësaj sfide, teksa e vlerëson skuadrën e Flamurtarit.

Mbrojtësi i shkodranëve ka theksuar gjithashtu se është lënë pas krahëve barazimi surprizë i marrë me Egnatian në kampionat javën e kaluar.

E ka lënë pas Vllaznia ndeshjen me Egnatian? “Normalisht që po, ishte një ndeshje e vështirë për ne sepse lamë pikë që nuk duhej t’i linim, por duhet të shohim para dhe të kërkojmë rikthimin te fitoret. Kemi analizuar çdo gjë, jo vetëm për ndeshjen me Egnatian, por edhe për takimet e tjera ku kemi lënë pikë dhe shpresojmë të mos kemi më të tilla ndeshje ku krijojmë dhe të mos marrim fitoren”.

Ndeshja e lehtë ndaj Flamurtarit- “Ashtu duket në letër por nuk është e vërtetë, Flamurtari ka lojtarë të mirë dhe do ta vlerësojmë takimin për të marrë fitoren”.

Mungesat- “Besoj se kemi lojtarët e duhur në organikë dhe ata që do të mungojnë do të zëvendësohen në mënyrën e duhur. Është koha për t’u rikthyer te firoja dhe për të vazhduar më pas edhe në kampionat”, u shpreh Hakaj. /f.a/abcnews.al