Kundërshtohet shembja e teatrit kombëtar, Basha dhe artistët “ngujohen” brenda godinës

schedule18:00 - 24 Korrik, 2019

schedule 18:00 - 24 Korrik, 2019

Mëngjesin e së mërkurës Teatri Kombëtar u rrethua nga forca të shumta policie. Artistë dhe qytetarë të  Aleancës për teatrin  u vendosën në hyrjen kryesore të godinës duke kundërshtuar,  zhvendosjen  e orendive  dhe rekuizitës historike  nga punonjësit e teatrit kombëtar për tek arturbuina.

Në këtë çast nisi përplasja verbale dhe fizike mes uniformave blu dhe artistëve.

Në mbështetje të artistëve erdhën edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish deputetë demokratë dhe qytetarë të Tiranës.

Më pas nga jashtë protesta u zhvendos brenda godinës. I pari që shkeli në teatër ishte Lulzim Basha.

Një pjesë e artistëve hynë nga dritaret anësore tek pjesa e pishinës.

Një qytetare humbi ekuilibrin dhe menjëherë i erdhi në ndihmë ambulanca për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Artistët pas një viti u ngjitën në skenë, duke   recituar pjesë të ndryshme.

Mallin për magjinë e kësaj skene është refreni i tyre.

Kryetari i partisë demokratike qëndroj së bashku me artistët një orë dhe ai shprehu mbështetjen e tyre,  Basha është shprehur se projekti për ndërtimin e një teatri të ri ka për qëllim grabitjen e tokës.

Më pas brenda teatrit u ndërpre energjia elektrike, por artistët janë të vendosur ta vazhdojnë protestën  në sallë.

Ndërkohë që edhe në holl nuk kanë munguar përplasjet verbale mes protestuesve me policinë. Aleanca kërkon që policia të rreshtohet me to në mbrojtje të teatrit.

Ditën e enjte pritet që të zbardhet edhe marrëveshja e bërë mes opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!