Kundërofensiva është ‘pika e kthesës së luftës’, Ukraina: Moska tani dëshiron të negociojë

schedule14:39 - 14 Shtator, 2022

schedule 14:39 - 14 Shtator, 2022

Në një intervistë për France 24, Zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishyna tha se zyrtarët rusë kanë kontaktuar me Kievin gjatë ditëve të fundit për të negociuar: një lëvizje që Zëvendëskryeministrja thotë se lidhet me kundërsulmin e fundit të Ukrainës.

Stefanishyna gjithashtu pranoi se vendi i saj ishte “përgatitur për skenarin më të keq” por se deri më tani Ukraina nuk është kapur në befasi. Zëvendëskryeministrja tha më pas se ishte e bindur se Donbass dhe Krimea mund të kthehen në kontrollin e Ukrainës.

Prandaj ajo u kërkoi udhëheqësve europianë të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë, veçanërisht duke synuar sektorin e energjisë.

Së fundmi, zëvendëskryeministrja theksoi se Ukraina tani e kishte treguar qartë se ishte një kandidat legjitim për anëtarësimin në BE.

/abcnews.al