Kumanova qendër e NATO-s në Ballkan

schedule21:25 - 20 Shtator, 2020

schedule 21:25 - 20 Shtator, 2020

Mediat në Maqedoni shkruajnë se në kazermën e Kumanovës “Boro Menkov” në 6 vitet e ardhshme do të vendoset Komanda e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).  Po sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinj, në këtë godinë do të vendosen rreth 50 oficerë të vendeve anëtare të NATO-s.

SEEBRIG është projekti më i rëndësishëm dhe më kompleks në iniciativën për bashkëpunim në Evropën Juglindore në sferën e mbrojtjes. Brigada është formuar në vitin 1999, pas nënshkrimit paraprak të ministrave të mbrojtjes së Maqedonisë, Greqisë, Turqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Kjo brigadë qëndron në kazermën e Kumanovës nga shtatori i këtij viti në 6 vitet e ardhshme. Pastaj kazerma do të shfrytëzohet nga ARM. Objekti duhet të sigurojë kushte hapësinore sipas standardeve të reja, zyra për punë dhe hapësira moderne për ushqim”, shkruan gazeta Lajm.

Këtë vit, kur jemi anëtarësuar në NATO, jemi edhe nikoqirë të kësaj nisme të rëndësishme rajonale dhe presim që të gjitha përgatitjet për komandën të përfundojnë që në muajin qershor, që të mundemi ta zyrtarizojmë fillimin e mandatit tonë si nikoqirë të brigadës së Evropës Juglindore”, deklaroi ministrja Radmilla Shekerinska./ db/Abcnews.al