Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kultivoi drogë në Greqi, ADN zbulon pas 16 vitesh shqiptarin. Kapet në Angli

schedule10:07 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:07 - 10 Shtator, 2024

Një 44-vjeçar shqiptar ka rënë në rrjetat e bazës ndërkombëtare të të dhënave të ADN, për një ngjarje të ndodhur në vitin 2008 në Mesinia të Greqisë, që lidhet me kultivimin e kanabisit. Në atë kohë, një plantacion jetim në zonën e Trifilisë u identifikua me 1790 fidanë kanabis. Rasti mbeti i pazgjidhur dhe 16 vjet më vonë, autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar e arrestuan atë kur ADN e tij u identifikua në bazën e të dhënave të mbajtur nga forcat policore ndërkombëtarisht. Hetimet e Prokurorisë së Narkotikëve dhe Departamentit të Hetimeve Penale të Kalamatës dhanë frytet e tyre me identifikimin e 44-vjeçarit për megaplantacionin 16 vite më parë.

Sipas policisë greke, “në lidhje me zbulimin e një plantacioni me fidanë kanabisi në Mesini më datë 2.9.2008, në kuadër të eksplorimit nga ajri të zonave të dyshimta, me përdorimin e mjeteve ajrore të policisë dhe sekuestrimin e një totali prej 1790 fidanë kanabis, gjithashtu, në kuadër të hetimeve të vazhdueshme policore të kryera, është identifikuar një kultivues.

Duke përdorur provat e duhura dhe të kombinuara, si dhe rezultatet e metodave fizike dhe shkencore, u identifikua 44-vjecari shqiptar, i cili ishte aktiv në kultivimin e bimëve të kanabisit dhe tashmë ndodhet i burgosur në një qendër paraburgimi në Mbretërinë e Bashkuar”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!