Kulla Eiffel nga sot është 6 metra më e gjatë

schedule16:01 - 15 Mars, 2022

schedule 16:01 - 15 Mars, 2022

Kulla Eiffel është tani 6 metra më e gjatë. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.

Instalimi i antenës në majë të kullës u bë me anë të një helikopteri, raporton France24. Ndërtesa më e lartë në Paris, e njohur si “Zonja e Hekurt”, është 330 metra e lartë pas shtimit të ri.

Një numër i vogël turistësh panë teksa antena u vendos të martën në mëngjes, nga dy inxhinierë.  Antena e re do të përdoret për transmetimin e radios dixhitale për rajonin e kryeqytetit.

“Është një moment krenarie e madhe, historike, e rrallë në historinë e Kullës Eifel”, u tha gazetarëve kreu i kompanisë operuese të kullës, Jean-Francois Martins. g.v/abcnews.al