Ultësira e Kukësit prej disa ditësh është e mbuluar nga mjegulla e dendur e cila nis në orët e para të ditës dhe zgjat deri në mesditë.
Prania e saj veç tjerash kufizon së tepërmi pamjen duke krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Aksi Morin-Tuneli i Kalimashit i Rrugës së Kombit mbizotërohet nga mjegulla ndërsa policia rrugore po këshillin drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në qarkullim në kushtet e pamjes së kufizuar./ Abcnews.al