Kukësi ka një suprizë për mbështetësit e skuadrës, tifozët besnikë do të pajisen me abone

schedule17:15 - 28 Korrik, 2022

schedule 17:15 - 28 Korrik, 2022

Kukësi sezonin e ri do të luajë ndeshjet në “Kukës Arena”. Skuadra verilindorë si çdo vit tjetër edhe këtë sezon ka ambicie të mëdha, teksa me Skënder Gegën në krye do të tentojnë të fitojnë trofe.

Me ndeshjet që tashmë si pritëse do t’i luajë në shtëpinë e vet, “Kukës Arena”, drejtuesit e verilindorëve kanë menduar të surprizojnë mbështetësit e skuadrës, teksa kanë përgatitur dy modele të ndryshme të aboneve për të ndjekur ndeshjet e “Abissnet Superiore” dhe ato të Kupës së Shqipërisë, ndërsa kanë bërë publike edhe çmimet e tyre.

 “FK Kukësi njofton të gjithë tifozët se gjatë sezonit 2022-2023, do të kenë mundësinë të pajisen me abone sezonale, për të ndjekur të gjitha ndeshjet në shtëpi të ekipit tonë.

Klubi ka vendosur në dispozicion të tifozëve 2 modele të ndryshme abonimesh, me çmime të ndryshme në varësi të tribunës se ku doni të abonoheni.

Abonimi Gold i cili do të jetë në dispozicion për tribunën VIP, do të kushtojë 40’000 lekë. Abonimi Silver do të kushtojë 20’000 lekë dhe lejon tifozët të ulen në tribunat qëndrore.

Tifozët e abonuar, do të mund të ndjekin të gjitha ndeshjet e Kukësit në shtëpi në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.

Personat e interesuar për abonime, duhet të kontaktojnë në emailin e klubit: [email protected]”, lexohet në komunikatën e klubit të Superiores.

/f.a/abcnews.al