Kukan: Për hapjen e negociatave vendos Këshilli Europian

schedule11:34 - 13 Shkurt, 2018

schedule 11:34 - 13 Shkurt, 2018

Në ditën e dytë të takimit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, që po mbahet në Tiranë, eurokomisioneri Eduard Kukan ka vlerësuar vullnetin e përbashkët të aktorëve politikë për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE. Kukan është deklaruar optimist se Komisioni Europian do rekomandojë hapjen e negociatave, por ka kujtuar se vendimin final e marrin udhëheqësit e vendeve të BE, përmes Këshillit Europian.

“Kemi opinion të qartë në lidhje me situatën në vend, është pozitive që ka një unitet për të mirëpritur hapjen e negociatave. E gjitha kjo është shumë inkurajuese për vendin. Të gjithë janë entuziastë për procesin e zgjerimit dhe kjo kërkon punë të madhe nga ana juaj. Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete, sepse ju e meritoni këtë gjë, dhe mbase është me vonesë, këto negociata duhet të kishin filluar. Është këshilli ai që vendos, sepse është ai që merr vendime”- u shpreh Kukan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!