Kujdes! Paralajmërimi për përdoruesit e WhatsApp: Mashtrimi që mund t’ju bëjë të humbisni miliona

schedule18:21 - 3 Gusht, 2022

schedule 18:21 - 3 Gusht, 2022

Përdoruesit e WhatsApp po paralajmërohen për një mashtrim shkatërrues që i ka kushtuar përdoruesve miliona.

Policia po u bën thirrje përdoruesve të jenë më vigjilentë ose rrezikojnë të humbasin mijëra lekë nga mashtruesit.

WhatsApp përdoret nga miliarda njerëz në mbarë botën, kështu që është një objektiv kryesor për mashtruesit.

Quhet mashtrimi “miku në nevojë”, sipas Action Fraud të Mbretërisë së Bashkuar.

Por shpesh fillon me  “Përshëndetje mama/baba jam unë” .

Në këtë mënyrë prindërit mendojnë se po flasin me fëmijët e tyre.

Shpesh përdorin justifikime sikur po dërgojnë mesazhe nga numri i një shoku ose një numër i  ri telefoni.

Mashtruesi do të kërkojë një shumë të madhe parash për të paguar një lloj faturë urgjente.

Por është një mashtrim total.

Nëse “fëmija” ju dërgon mesazhe duke kërkuar para, sigurohuni që ta verifikoni kërkesën përmes një metode tjetër, duke e telefonuar.

Disa prindër kanë rënë pre e mashtrimit, duke përdorur këtë metodë, raporton Abcnews.al.

“Nëse merrni një mesazh si ky nga një mik ose një anëtar i familjes, mos dërgoni para derisa të keni mundësinë t’i telefononi dhe të konfirmoni identitetin e tyre,” tha kryeinspektori detektiv Craig Mullish, i policisë së qytetit të Londrës.

Action Fraud thotë se mashtrimi është raportuar 1,235 herë midis 3 shkurtit dhe 21 qershorit të këtij viti.

Dhe kostoja totale për viktimat ka qenë 1.5 milionë paund. Policia u bën thirrje njerëzve që të përdorin metodën “ndalo, mendo, telefono” për të mos rënë pre e mashtrimit./Abcnews.al/