Kufizimi i qarkullimit, policia në Vlorë bllokon 26 automjete brenda ditës

schedule10:17 / 25/03/2020

Për shkak të krizës së krijuar nga epidemia e koronavirusit në vend, prej kohësh tashmë qytetarët duhet t’u binden disa rregullave të caktuara për qarkullim.

Konkretisht, lëvizja e qytetarëve lejohet vetëm nga ora 05.00 e mëngjesit deri në 13.00 të drekës dhe më pas mund të lëvizin vetëm persona të cilët kanë autorizimet përkatëse.

Gjithsesi, nuk mungojnë qytetarë që vazhdojnë të jenë të pabindur.

Policia në Vlorë ka njoftuar se 26 automjete janë bllokuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit për këtë arsye. /abcnews.al/