Kufizimi i lëvizjes, qytetarët shprehen se nuk ju mjafton koha për të bërë blerjet e tyre

schedule19:16 - 20 Mars, 2020

schedule 19:16 - 20 Mars, 2020

Prej disa ditësh në Tiranë jemi mësuar të shohim njerëz në radhë kudo si në banka, markete apo edhe në vende të ndryshme ku ofrohen shërbime

Kjo është pamja që ndeshim në zonën e Komunës së Parisit në supermarkete. Një pjesë e madhe e qytetarëve nuk kanë maska mbrojtëse apo doreza, çka përbën një rrezik potencial për përhapjen e COVID-19.

Qytetarët shprehen se dalin sa për të kryer blerjet dhe më pas kthehen në shtëpi pasi kanë frikë nga virusi COVID-19, por edhe nga masat administrative.

“Vetëm bukë po blej, se të tjerat i kemi mbaruar, dalim sa të shplodhemi”, u shpreh një qytetare.

“Dalim vetëm në oraret që janë vendosur për të shpëtuar jetë njerëzish”, tha një tjetër qytetar.

Shpesh siç vihet re, nga nxitimi e sipër shumica e qytetarëve harrojnë të ruajnë distancën nga njëri-tjetri.

Një pjesë e marketeve janë kujdesur të vendosin mbishkrime të ndryshme për kujdesin që duhet të bëjnë klientët nëpër markete, gjithashtu nuk mungojnë as dezinfektantët.

Qytetarët vijojnë të nxitojnë që ora 10:00 ti gjejë në shtëpi.

“Nxituam që të jemi brenda orarit të caktuar”.

Ka dhe persona të tjerë të cilët janë të detyruar të dalin, por të pamundur të arrijnë në orarin e përcaktuar në shtëpi

“Mora ilçet e sotmakut, bleva vezë të ha bukë”, u shpreh një tjetër qytetare.

Kjo është situata pas orës 10:00 nëpër disa rrugë dhe markete në Tiranë.

Shumica e qytetarëve që lëvizin në orarin që është i ndaluar, shprehen se e kanë të pamundur të përshkojnë distancën nga marketi për në shtëpi pasi u duhet të lëvizin në këmbë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!