Kufiri SHBA-Meksikë, kthehet tek prindërit vogëlushja emigrante

schedule11:19 - 15 Korrik, 2018

schedule 11:19 - 15 Korrik, 2018

Vogëlushja emigrante, e cila me të qarën e saj ngjalli polemika në SHBA dhe më gjerë, është ribashkuar me familjen e saj. 6-vjeçarja Alison mbahej në një qendër për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.

Një vogëlushe 6 vjeç nga El Salvadori, e ndarë nga familja e saj në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, e qara e së cilës u regjistrua dhe publikua nga mediat amerikane dhe që kishte goditur opinionin publik, është ribashkuar me prindërit e saj. Alison Jimena Valencia Madrid dhe e ëma, Cindy Madrid, ishin ndarë nga autoritetet amerikane me 13 Qershor, pasi kishin hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nëpërmjet kalimit në Teksas.

Në një regjistrim dëgjohej Alison që lutej që agjentët e kufirit të thërrisnin tezen e saj, e cila mbante mend numrin e telefonit.

Ndërkohë, e qara e saj bëri që në Shtëpinë e Bardhë të niste një përplasje mes vetë zonjës së parë dhe presidentit amerikan. Melania Trump vizitoi këtë qëndër ndalimi për emigrantët dhe premtoi se do të merej vetë personalisht me ribashkimin e familjeve. Ndërsa nga ana tjetër, numri një i Shtëpisë së Bardhë kundërshton idenë, me arsyetimin e forcimit të kufijve dhe ndalimin e emigracionit të paligjshëm.

Aktualisht, republikanët dhe demokratët po punojnë për një reformë lidhur me praktikat kufitare kundër emigracionit ilegal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!