FOTO/ “Ku po shkon mo vlla…”: Rama del vetë në patrullim rrugëve të Tiranës

schedule13:24 - 25 Mars, 2020

schedule 13:24 - 25 Mars, 2020

Kryeministri Rama vazhdon thirrjet për të zbatuar rregullat e karantinimit si masë siguruese parandaluese për përhapjen e pandemisë në Shqipëri.

Përmes një postimi Rama ditën e sotme ka dalë vetë  në rrugët e Tiranës ku nga fotot që ka ndarë në rrjetet sociale shihet se po komunikon me të moshuarit që kanë dalë gjatë ditë së sotme.

Rama shkruan se mbetet ende problem që pensionistët dalin nga shtëpia por që në përgjithësi rregullat po zbatohen.

Postimi i Ramës:

? SOT NË DiSA TREGJE TË TIRANËS KU SITUATA ISHTE MJAFT POZITIVE

? PROBLEM PENSIONiSTËT QË DALIN NGA SHTËPIA, ÇKA ËSHTË E NDALUAR, SEPSE SHKALLA E RREZIKUT PËR TA ËSHTË SHUMË E LARTË

? RESPEKT MAKSIMAL PËR RREGULLAT DHE DURIM, DURIM, DURIM

*** dhe duke qenë se ju njoh mirë, po i dal përpara duke ju thënë aman, mos më shkruani ku e ke maskën e pse s’ke dorashka?
E e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…
Kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur ?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!