Kryeministri Edi Rama me nisjen e fushatës elektorale ka zhvilluar një takim ndryshe me peshkatarët ne Durrës.
Përveç peshkatarëve, Rama është shoqëruar edhe nga ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi si edhe biznesmeni Gjergj Luca.
Peshkatarët ndanë një shqetësim që kanë hasur me Malin e Zi.
Biseda:
Peshkatari: Zoti kryeministër ne kemi një problem me Malin e Zi. Pjesa e kufirit në grykën e Bunës nuk është me marrëveshje e ndarë dhe anijet tona futen ne të drejtë në disa pjesë, ndërsa rojet bregdetare të atyre i kapin. Janë mbi 30 anije që i kanë kapur.
Rama: Përse nuk më keni thënë? Kur ka ndodhur ky fenomen?
Peshkatari: Ka rreth 5-6 muaj. Me arsye apo pa arsye po krijohet një situatë shqetësuese.
Gjergj Luca: Gjithë problemi është trekëndëshi, por ata e llogarisin ndryshe kufirin. Ne na bëhet e pakalueshme. E gjithë kjo zonë të bëhet e përbashkët derisa të ndahet kufiri. Sepse na sakatuan varkat.
Rama: Do të flasim dhe do e zgjidhim. Kam besim që do ta zhgjidhim sepse ato përgjithësisht janë mirëkuptues nuk kemi pasur ndonjëherë problem.
/abcnews.al/


