Kanë mbërritur në Vlorë mbrëmjen e të hënës materialet e nevojshme për riparimin e defektit që la pa furnizim me ujë qytetin ditët e fundit.
Pas mbërritjes së tubave që u transportuan nga Turqia me avion të posaçëm për në Rinas, është bërë në kohë të shpejtë dërgimi i tyre në Vlorë ku ka nisur puna.
Autoritetet lokale thonë se tashmë është çështje orësh riparimi I defektit.
Riparimi i defektit, që la pa ujë banorët për 4 ditë, u paralajmërua më herët nga kryetarja e bashkisë.
Inxhinieri Faluers Shoshi, drejtor i ujësjellës kanalizimeve në Vlorë, tregoi dhe arsyet përse ndodhi defekti.
Për mungesën e ujit, qytetarët e Vlorës u mblodhën duke protestuar që prej mëngjesit në dyert e bashkisë.
Përplasje pati edhe me policinë… Autoritetet më herët premtuan se problemi do të marrë zgjidhje përfundimtare.

