Kthehen nga Mali i Zi 18 kosovarë, karantinohen në konvikte

schedule17:08 - 9 Prill, 2020

schedule 17:08 - 9 Prill, 2020

18 shtetas nga Kosova janë kthyer sot nga Mali i Zi përmes pikës kufitare në Kullë.

Lajmin e ka bërë me dije Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Pejës, përmes një njoftimi në Facebook.

Personat e kthyer në Kosovë nga Mali i Zi, do të qendrojnë në karantinë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si masë ndaj koronavirusit.