GREQI– Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai po mbahet i intubuar në terapi intensive në një spital të Athinës.
Kryepeshkopi u kthye në reanimacion pas një ndërhyrje kirugjikale urgjente që iu nënshtrua të premten. Shkak për të cilën u bë një hemoragji e brendshme.
Në përfundim mjekët pë po e ndjekin sipas Kishës Ortodokse 48 orët pas operacionit i konsideruan kritike.
Prej fundit të dhjetorit Kryepeshkopi Anastas ndodhet në situatë të vështirë shëndetësore. Shenjat e një viroze sipas Kishës Ortodokse detyruan klerikun 95 vjeç të shtrohej në një spital privat në Tiranë.
Tre ditë pas qendrimit aty, Krypeshkopi u transferua në një spital në Athinë ku dhe po trajtohet prej tetë ditësh. Shumë kisha të vendit mbajtën mesha për shëndetin e tij ndërsa shumë besimtar kryen lutje për shërim të Kryepeshkopit Anastas./abcnews.al