Kryenin vjedhje në disa zona të Fierit, arrestohen dy grupet e hajdutëve

schedule21:54 - 25 Maj, 2018

schedule 21:54 - 25 Maj, 2018

Dy grupe që kryenin vjedhje të ndryshme në disa zona të Fierit janë ndaluar nga policia. Uniformat blu kanë arrestuar Lulzim Dedën, 25 vjeç, Daniel Hykën, 31 vjeç, Mihal Dhimën, 60 vjeç.

Të tre autorët janë kapur në flagrancë në trasen e Bypass-it të Fierit duke shkatërruar dhe vjedhur pjesë të ndryshme nga mjetet e rënda të punës.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nje mjet tip “Eskavator”, një vinç dhe një mjet bujqësor traktor, mjete me të cilat autorët kryenin transportimin e materialeve që vidhnin.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre të rinj, të cilët kanë vjedhur në stanin e një 52-vjeçari në Roskovec. Dyshohet se të miturit kanë kryer edhe vjedhje të tjera në qytetin e Fierit./abcnews.al