Dy persona, 32 dhe 35 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në subjekte.
Sipas policisë, këta shtetas janë kapur në flagrancë ditën e djeshme, pasi kishin vjedhur një biçikletë. Dyshohet se edhe me datë 19 Janar kanë vjedhur me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit 35 vjeçarit, policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, jelek antiplumb, rrip multifunksional si i Policisë, sende të tjera që përdor Policia, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas./abcnews.al


