Kryeministria nën “breshërinë” e kapsollave (Video)

schedule21:43 - 2 Qershor, 2019

schedule 21:43 - 2 Qershor, 2019

Opozita zhvilloi këtë të diel protestën e shtatë kombëtare përpara Kryeministrisë.  Ajo nisi rreth orës 19:00 ashtu siç ishte paralajmëruar dhe 30 minuta më vonë iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Gjatë kohës që ky i fundit po mbante fjalimin e tij para mbështetësve të tij, një grup protestuesish kanë hedhur në mënyrë të njëpasnjëshme kapsolla në drejtim të hyrjes së Kryeministrisë.

Ndërkohë një grup tjetër hoqi barrierat metalike të vendosura për të ruajtur perimetrin e godinës. Por këtu ishte i menjëhershëm edhe reagimi i kryedemokratit Basha, i cili bëri thirrje që të mos preket asnjë polic.

“Vëllezër dhe motra, mos lëndoni oficerët e policisë, mos prekni asnjë oficer policie, sepse hiq 2-3 servilë të inkriminuar, mendjet e tyre mendojnë, ata nuk flasin, por shpirti i tyre këndon ‘Rama ik’”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!