Me pankarta në duar dhe thirrjet “Rama ik”, mbështetësit e opozitës u mblodhën para sheshit ku zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës në Durrës kryeministri Edi Rama.
Protestuesit, ku mes tyre ndodheshin edhe ish-deputetët Oerd Bylykbashi e Fatbardha Kadiu, krerët e degës lokale te PD-se, kreu i PAA-së, Agron Duka, u mbajtën të bllokuar nga efektivë të policisë, 100 metra larg vendit ku po mbahej mitingu i PS.
Protestuesit tentuan vazhdimisht të çanin kordonin policor, por pa mundur të depërtojnë mes tyre.
/ABC News Albania 24/7