Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga puna për rikonstruksionin e mjediseve të konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Hasan Gina” në Lushnjë.
Në postimin e tij, Rama thekson se investimi synon një transformim rrënjësor të ambienteve, duke krijuar kushte moderne dhe ideale për nxënësit që zgjedhin të ndjekin studimet në këtë institucion arsimor profesional.
Sipas kryeministrit, ndërhyrjet po realizohen në funksion të përmirësimit të jetesës dhe kushteve të akomodimit për të rinjtë, ndërsa projekti është pjesë e investimeve në arsimin profesional dhe modernizimin e infrastrukturës shkollore në vend.
“Puna për transformimin rrënjësor të mjediseve të konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale ‘Hasan Gina’ në Lushnjë, që do të ofrojnë kushte moderne dhe ideale për nxënësit që zgjedhin këtë institucion arsimor”, shkruan Rama në postimin e tij.


